Rrëfimi tronditës i Irfan Hysenbelliut për marrëdhëniet me familjen Rama në Athinë

Rrethimi i tretë i policisë për hotelin e Irfani Hysenbelliut u bë në festën e Sulltan Novruzit, një ditë e veçantë për besimtarët bektashinj, pjesë e të cilëve është edhe Hysenbelliu. Me kokën e nxehtë nga pamjet e bllokimit të pronës me polici, Irfani ngacmoi sërish rrëfimin në news24 mbi eksperiencat personale me çiftin kryeministror.

Disa ditë më parë familja Hysenbelliu dhe familja Rama ishin shkëmbyer në një hotel në Athinë. Rama nuk e kishte mbajtur dot veten ndërsa shkëmbeheshin nëpër korridoret e hotelit.

“Këto ditë isha rastësisht me familjen në një nga hotelet më të rëndësishme në Athinë, që nuk mund ta them për shkak të biznesit dhe qëlluam rastësisht, në një kat. Në një kat, rastësisht dhe aty shkëmbeheshim si ata të “Nëndetëses 105”. Dhe kur rrija ulur në darke rastësisht kemi qenë në tavolinat ngjitur, mimikë e tij, i rrotulloheshin sytë dhe surrati, sa u ngrit dhe u largua. Edhe kur dilte në korridor, e humbiste. Vinte vërdallë në korridor. E humbiste. Pse e shqetëson kaq shumë atë njeri? Çfarë e bën të vuajë brenda?” tregoi ai.

Një detaj tjetër interesant, në rrëfimin e Hysenbelliut ishte marrëdhënia që ai kishte pasur në të shkuarën me Linda Ramën. Sipas tij, komunikimet në celular i bënin me pseudonime, ndërsa zonja Rama kishte braktisur miqtë e saj si Ben Malaj, Bashkim Fino etj.

“Si ka mundësi në një hotel kur shkëmbeheshim, si ka mundësi? Mirë mua, po çunit tim? Po nuses time? Po gruaja e vet? Që fëmija e saj është rritur me fëmijët e mi. Po gruaja e vet që më çoi dhe më prezantoi në Athinë me vëllain e vet dhe me vëllain e saj dhe fëmijët bënim pushimet? A ka një edukatë ajo femër? Ku i ka shokët e vet ajo femër? Ku është Ben Malaj që e ka pasur mik dhe e ka bërë të pijë ilaçe sot? Ku është Bashkim Fino që e ka pasur mik dhe nuk mori post kohët e fundit? Ku është Bujar (……) që rrinte me të, e di gjithë blloku që e ka pasur mik dhe sot vjen vërdallë dhe e katandisi psikologjikisht bredh nëpër kazinotë? Ku është? E thashë, e kam çuar unë te Ylli Çabiri, atëhere lutesh, qante e morën e hodhën në rrugë. E morën e hodhën! Rrinim bashkë. Kemi ndejtur bashkë me orë të tëra, me muaj. Pyesni shoqen e saj Silvën dhe kishim pseudonime që të komunikonim me njëri tjetrin. Unë e kisha “Iliri”. Ai ishte “Ladi”, tjetra “A….”. Pse ishin pseudonime? Pse? E kam ndihmuar me shpirt! Pa pikë turpi surrati i saj atje në mes të hotelit as nuses time, asnjeri. Nusja u ngri “Si ka mundësi kjo femër që kemi ngrënë bukë bashkë?” tha. Si ka mundësi që shkëmbeheshim bashkë në hotel dhe nuk ashtu? Që shkëmbeheshim në hotel dhe nuk ashtu?” fliste i tronditur Hysenbelliu.

Por pronari i News24 nuk u kursyes as për një aspekt të panjohur, deri diku pervers të Ramës, i cili i kërkonte Hysenbelliut t’i sulmonte përmes mediave të tij ish-Ministrin e tij të Jashtëm në kohën që ishte vetë kryeministër. Hysenbelliu nuk e tha emrin, por kuptohej se ai iu referua Ditmir Bushatit.

“Mund t’i them që nuk kam qenë nga ata botues që të bëja ato presione që ai do. Po u them vetëm për një ministër të jashtëm. Ai thoshte, merre bëji këtë transparencë. Beji transparencën deri në fund dhe këtë mesazh fshije. Si mund t’i bëja presion për transparencë kur ai bënte detyrën dhe kishte respektin më të madh me shtetet e ndryshme. Po ju them vetëm 0.01% të atyre që di” rrëfeu Hysenbelliu.

Latest articles

Related articles