Pse shpopullohet Shqipëria? – KOMENT i Indrit Vokshi

Nga Indrit Vokshi

Hajduti i stazhonuar, në shtet. Analfabeti, në zyrë. Trafikanti, drejtor. Keqbërësi, drejtues. Të gjithë për të vjedhur, ngaqë nuk duan të bëjnë asnjë punë tjetër. Sepse shtetit për ta, nuk është entitet publik që përmirëson jetën njerëzore. Është masha me të cilën vjedhin. A ndodh në shoqëri sadopak të moralshme që ata të cilët janë parazitët e shoqërisë të ngjiten në krye të hierarkisë shoqërore? Njerëzit ikin sepse nuk kanë besim se nesër do bëhet mirë.
***
Shpopullimi i Shqipërisë është proces i shkaktuar bashkarisht; nga kryetari i komunës që ka vjedhur tenderin për ujësjellës, nga drejtori i elektrikut që ka vjedhur kabllot, nga drejtori i hipotekës, i spitalit dhe i arsimit të cilët kanë kërkuar 3 mijë euro për punësime etj. Deri në nivel deputeti, ministri e kryeministri të cilët kanë akomoduar krimin e organizuar në shoqëri. Nga gjyqtarët e prokurorët të cilët kanë ndihmuar akomodimin e krimit, duke shitur vendime gjykatash. Këta bashkarisht kanë themeluar dhe konsoliduar padrejtësinë, ua kanë neveritur njerëzve jetesën. Njerëzit kanë ikur duke kërkuar ambiente të sigurta.

Latest articles

Related articles