Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 10 nga 20 të arrestuar e ditës së djeshme nga operacioni “Harta”, si shpërndarës të drogës në kryeqytet. Në paraburgim u lanë Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani dhe Redi Lolaj.
Nga ky operacion u sekuestruan 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme. Mediat kanë zbardhur edhe një pjesë nga përgjimet që çmontuan bandën. Vendimtar ishte infiltrimi i një agjenti policie brenda grupit të shpërndarjes.
Pjesë nga përgjimet
Agjenti i infiltruar Reno: Ça behet
Fabian Qoku: Degjo se një me ngeli mu se i hoqa se ti të lajmëro ne fund o vlla
Reno: E s’ke mo fare?
Fabian Qoku: Skam me vete duhet me ik me mor.
Reno: Do t vish prap
Fabian Qoku: Okej po vij