Zelenskyy e konfirmon, do të marrë pjesë online në samitin e G7

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G7 në Japoni në maj online, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë e pranova ftesën e kryeministrit dhe do të marr pjesë në samitin e G7 në Hiroshima në një format online”, tha Zelenskyy gjatë një konference për shtyp me kryeministrin japonez Fumio Kishida.

Lajmin e njoftoi në një konferencë me Kishida në Kiev. Kjo do të shënojë herën e dytë që Zelenskyy shfaqet para delegatëve të G7, pas fjalimit në samitin në Gjermani qershorin e kaluar. Kishida bëri një vizitë të papritur në Ukrainë sot për të treguar mbështetjen për Ukrainën. Deri më sot, ai kishte qenë i vetmi lider i G7 që nuk vizitoi Kievin.

Latest articles

Related articles