Olta, Keisi dhe Kristi komentuan nominimin e mbrëmjes së kaluar, ku 86 përqind e publikut, votuan që Olta dhe Kiara të shkonin të dyja në televotim.
Keisi tha se nominimi ishte shumë i fortë dhe se Olta e di mirë se çfarë zgjedhje ka bërë ajo dje në dhomën e rrëfimit.
Kristi nga ana tjetër, ia tha në sy Oltës që votoi për të që ajo të dalë nga shtëpia dhe e cilësoi këtë të fundit si sadiste.
Olta i tha Kristit se ajo ka për t’i “rënë” shumë atij dhe se Keisin do e mbrojë deri ditën e fundit, që ajo do jetë në shtëpi.
Ajo madje e puthi Keisin në faqe dhe i tha asaj se e do shumë.