Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj thotë se ka informacione për persona konkretë të përfshirë në atentatin në Don Bosko, pak ditë më parë, ku si pasojë e të shtënave me armë drejt lokalit në pronësi të Fatjon Muratit, mbeti e vdekur banakierja 58 vjeçare Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona.
‘Është një hetim që do të marrë kohën e nevojshme. Ka informacione për persona konkrete të përfshirë në këtë ngjarje. Nuk mund të japim detaje në këto momente, por nëse do të kemi informacion do ua përcjellim.’- tha Vocaj.
Vrasja në ‘Don Bosko’, nga sa është mësuar deri më tani është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur.