Armaldo ua thotë në sy banorëve të “BBV”: Gruaja i ka mbajtur shënim kush më ka nominuar

Armaldo Kllogjeri është në dijeni të banorëve që e kanë nominuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Gjatë mbrëmjes së sotme, Armaldo u përshëndet me banorët të cilët e përshëndetën, por nuk harroi t’i tregonte atë që kishte mësuar.

Maestro tha se gruaja e tij i kishte treguar se të gjithë banorët e kishin nominuar, përveç Oltës.

“Gruaja m’i kishte mbajtur shënim kush më kishte nominuar, përveç Oltës të gjithë më kishit nominuar”- tha Armaldo.

Ndërsa Olta u shprehu se largimi i Maestros i ka lënë shumë boshllëk.

Latest articles

Related articles