Ministri Çuçi lëviz shefat e Policisë për qëllime të fushatës elektorale, alarmohet OSBE

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime në policinë e Tiranës dhe rrethe.

Lëvizjet kanë prekur nivelin e shefave të policisë. Në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn.

Ky i fundit do të marrë detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka. Ndërkohë në Mirditë është vendosur Paulin Çupi.

Ndryshim ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët specialist në Drejtori të Përgjithshme. Sakaq Dritan Meta emërohet shef i komisariatit në Laç.

Ndërkohë, OSBE-ODHIR po monitoron me shqetësim këto lëvizje në polici në prag të fushatës elektorale.

Latest articles

Related articles