Kujtesë këshillimore për z. E. Alibeaj dhe G.Bardhi

 

Nga Skënder Sadri KAPITI

Tanimë jo vetëm publikisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht por edhe ligjërisht vertetohet dhe njihet se Partia  Demokratike e Shqipërisë është ajo institucionalja  dhe jo Foltorja.

Kryetari në detyrë z. Alibeaj dhe sekretari  Z. Bardhi nuk kanë pse t’u “luten” aq shumë deri kaq tejskajshëm që kandidatët e foltores të kandidojnë për Partinë Demokratike perderisa disa nga ata janë pjesmarrës në sulmin e dhunshëm kundër PD-së dhe Selisë së saj me 8 Janar 2022, dhe as nuk janë distancuar akoma ndaj atij akti tejet të rëndë dhe të paprecedentë. Dhe më keq akoma kur kryefoltoristi Berisha dhe ata të kreut të foltores sulmojnë me të gjitha mjetet PD-ne dhe sidomos Bashën dhe Alibeajn. Fakti që Alibeaj dhe Bardhi bëjnë thirrje të sinqerta që PD institucionale të ketë kandidatura edhe nga kandidatët e foltores rrëzojnë dhe hedhin poshtë alibitë dhe shpifjet e Berishës e foltores që sipas tyre Basha dhe Alibeaj janë me Edi Ramën. E kundërta është e vërtetë, është ajo që e ka përcaktuar  sakt Basha atë  se: Berisha-Rama-Meta janë  bashkë dhe kundër elitës së re politike të PD-së dhe SHBA-ve.

Foltorja dhe kryefoltoristi këtë tolerancë dhe ftesën tuaj per bashkëpunim ata e marrin si dobësi.

Qëllimi i Foltores është vetëm hakmarrja ndaj PD-së institucionale, Bashës dhe sidomos ndaj SHBA-ve por edhe ndaj Alibeajt,   dhe vetëm në shërbim të interesave personale te foltorexhinjve.

Është koha për një ndarje përfundimtare me berishizmin dhe me të shkuarën e vjetëruar të PD-së edhe poqese PD  humb ne vendoret me 14 Maj 2023, pasi gjithcka dhe pse PD ka humbur, dhe pse ajo është sot në këtë gjendje i atribuohet si autorësi Berishës dhe atyre rreth tij të cilët ligësinë politike antiPD e tregojnë edhe me faktin se ata më mirë pranojnë e  shkojnë me LSI-në social-komuniste dhe Ilir Metën se sa me PD-në institucionale dhe proamerikane.

Megjithë zhurmën mediatike për dukje e mashtrim nuk është më bindës fakti se Foltorja janë shumica e Partisë  Demokratike. Kjo u pa në protestat e ashtuquajtura kombëtare të organizuara nga Foltorja ku pjesmarres në to  nuk ishin as 25% e as vetem e atyre antareve  që pretendohet se  “votuan” në primaret për kryebashkiak për kryeqytetin.

Berisha nuk ka më asnjë lidhje me Partinë Demokratike, tashmë është jashtë saj por edhe jashtë kulicionit strehues të Ilir Metës. Tani Foltores i ka mbetur edhe disa ditë vetëm ishgodina e Partisë Demokratike uzurpuar rej tyre. PD  nuk është pronë e tij dhe as e Foltores, por PD është aset kombëtar i shqiptarëve demokratë, nacionalistë, patriotë dhe proSHBA-ve.

Pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023 fillon rënia e lirë jo vetëm e Foltores por e tërë  “Trekëndëshit të Bermudës”, mision ky i filluar nga Lulzim  Basha dhe elita politike e re e PD-së.

Z.Alibeaj, Bardhi dhe demokratë po u sjell në kujtesë këtë shkirim timin të datës

15 Prill, 2022  me titull:

 

                                   “PD, Shqipëria dhe SHBA”

“Aleati më i madh strategjik dhe jetik për shqiptarët janë SHBA, gjë për të cilën si dëshmitare është vetë historia e Shtetit shqiptar. Dhe cilido shqiptar që është kundër SHBA-ve është edhe kundër Shqipërisë dhe kundër Kosovës, sepse shqiptarëve në kohët më të vështira prej 100 vitesh u janë gjetur pranë SHBA.

Për gjëndjen e Partisë Demokratike u shpreh para ca ditësh Eskobar i cili deklaroi te media greke ‘To Vvima’, se:
Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në.  Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë.

Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD-në aktualisht. Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja.

Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, ka thënë Escobar.

Kjo këshillë nuk vlen vetëm për Partinë Demokratike, por vlen për të gjithë shqiptarët për t’u ndarë dhe për ta refuzuar të shkuarën, për të parë përpara dhe për t’u ndarë nga e keqja , korrupsioni që të mos kthehen ditët e errëta, pra të mos kthehet më Berisha dhe koha e tij.

Nisur nga deklarata amerikane që e shpalli Sali Berishën person “non grata”,reagimi i DASH:

Sot, unë shpall të papërshtatshëm Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndë. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.
Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”.
Në këtë deklaratë përvec të tjerash zë vënd edhe ajo se cfarë Berisha veproi pas shpalljes së tij “non grata” dhe pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së, në atë ku thuhet “ retorika e tij tregon se ai është i gatshëm që të mbrojë veten”.
Dhe me të vërtetë Berisha filloi të mbante foltoret ku ftonte demokratët që të grumbulloheshin për t’iu kundërvënë jo vetëm Partisë Demokratike dhe Bashës por si qëllim kryesor ai kishte që të përgojonte e të bënte presion politik mbi administratën amerikane për t’ia hequr atij non gratën, duke e manipuluar e përdorur Partinë Demokratike politikisht për interesin personal të tij, gjë që ka bërë të mundur gjëndjen e rëndë dhe pengmarrjen prej tij dhe të grupit rreth tij si të Partisë Demokratike, të Demokracisë pluraliste dhe rrjedhimisht edhe të Shtetit shqiptar.
Kjo nuk është asgjë, vetëm një lëvizje në kundërkohë, regresive dhe spekulative e mashtruese e atyre dhe prej atyre që faktikisht Partinë Demokratike dhe të Djathtën e kanë cuar në këtë gjëndje, dhe po këta me demek na dashkan që ta “rithemelojnë” e bashkojnë Partinë Demokratike.

Po i bëhet kështu një dëm i madh nacionalizmit, patriotizmit dhe proamerikanizmit shqiptar, pasi PD që kur u themelua ishte forca politike më demokratike dhe më proamerikane. Mirëpo sot me qëndrimet dhe devijimet antiamerikane të foltoristëve dhe të grupit drejtues të tyre po injektohet një frymë antiamerikanizmi ku po bien pre edhe demokratët e vertetë dhe nacional-demokratët pro SHBA, pra të Djathtët, duke u bërë kështu një shërbim të madh pushtetit të ishkomunistëve dhe socialistëve.
Gjëndja në të cilën sot ndodhet Partia Demokratike e Shqipërisë faktikisht i shërben me mjaft efikasitet mbretërimit të qeverisë së tradhtisë e të korrupsionit të Edi Ramës, ku situata duket sikur nuk ka fare opozitë, apo më keq akoma sikur opozita po merret vetëm me opozitën e me vetën e saj, të asaj se opozita (nje pjesë e saj), po merret e vepron si një organizatë politike antiamerikane e avokaturë korruptive dhe jo si opozitë politike demokratike kundër korrupsionit e keqqeverisjes së pozitës e pushtetit.

Realisht kjo qeveri ka rënë pasi ka dështuar kudo, por nuk ka akoma se kush ta marrë tjetër pushtetin.
Zor se mund t’i bie ndokush në fije se cfarë politike përfaqëson dhe bën sot Partia Demokratike, sidomos pas foltoreve dhe veprimtarisë së të ashtuquajtur Grupi i Rithemelimit i cili ka konfiguracionin si një amalgamë iderash e pseudoiderash, vijash e linjash politike; një konglomerat individësh, deputetësh e karrieristësh e disa të korruptuarish që për interesa personale ndryshojnë si ameba trajtë, qëndrime, fizionomi, filozofi dhe deklarata brënda ditës; ku dominojnë edhe shpifjet, akuzat, intrigat dhe mashtrimet mjeshtërore si dhe injoranca, egoizmat dhe akrobacitë foshnjarake e ordinere politike duke mos i lënë askujt personalitet, dinjitet dhe duke përgojuar me një mendësi jonormale e të shtembëruar psiqikisht, duke hipotetizuar me thashethemnaja, fantazira e me dokrra trilluese.

Kjo tregon realitetin se si devijoi, u konstruktua dhe si ka keqfunksionuar realisht Partia Demokratike, si një Parti private, e mitit të atij që demokratët e mediat e quajnë lider historik të saj.
Dhe kështu ndodh me partitë diktatoriale dhe autokratike ku jetëgjatësia e saj lidhet dhe pëson fatin e liderit “historik”.

Te Partia Demokratike nuk kishte prej 30 vitesh gjë jashtë vendimit dhe asaj që vepron e udhëzon kryetari. Me atë është dhe kuptohej kryetari i PD-së dhe vetë partia, si dhe Kryeministria, qeveria, ligji dhe Presidenti i shtetit kur PD ka qeverisur.

Pavarësisht se SHBA ka shpallur edhe të tjerë persona ‘non grata” si dy deputetë socialistë, ishKryeprokurorin e Shqipërisë, ishkryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon dhe një drejtues të medias, kjo për Berishën nuk bën problem e as shqetësim , por hallin e ka te vetja e tij, pse atë e shpallën SHBA person “non grata”, dhe menjëherë ai filloi sulmet kundër SHBA-ve, sa që sot ai dhe Grupi i Rithemelimit kundër SHBA-ve ia ka kaluar edhe regjimit të Enver Hoxhës.

Dhe tjetra ky Grup jo i Rithemelimi por si një Grup Uzurpimi të PD-së herën e parë me 8 Janar 2022 sulmuan me dhunë selinë e PD-së ,dhe pasi dështuan ky grup tani e ka uzurpuar selinë e PD-së duke u justifikuar me një vendim gjykate të shkallëssë parë pa pritur vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit.

Por këta i bëjnë presion të hapur kryetarit në detyrë z. Alibeaj që ta tërheqë ankimin sepse kanë frikë dhe nuk kanë besim se drejtësia do te jetë pro tyre. Pra përsëri dy standarde, pasi edhe për non gratën amerikane ka dy qëndrime e dy standarde, sepse: ndryshe sillen e deklarohen për non gratën amerikane për të tjerët , dhe krejt të kundërtën veprojnë e ulurijnë për non gratën e Berishës. Për Berishën si ai ashtu edhe grupi rreth tij akuzojnë se non gratën atij ia kanë organizuar Rama, Basha e Sorosi, kurse për non gratat për deputetët socialist, kryeprokurorin e shtetit si dhe dhe ishkryebashkiakun socialist Vangjush Dako nuk e akuzojnë as Ramën dhe as Sorosin.

Po kështu grupi i uzurpimit mban dy standarde edhe për drejtësinë, njëri standard pro vendimit dhe besimit të Gjykatës së shkallës së Parë , dhe standardi tjetër ai i mos besimit dhe i paragjykimit për shkallën e dytë të gjyqësorit. Dhe kjo a nuk e verteton edhe aktualisht me këto veprime saktësisht atë se cfarë ndër të tjera shkruhet edhe në deklaratën e DASH për kryetarine foltores. “Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë”.Dhe ec e mendoje se kush ka qenë Kryeministër e President,dhe paramendoje sikur ky të vijë përsëri kryetar i PD dhe kryeministër Shqipërisë .
Te Partia Socialiste, si trashëgimtare e Partisë Komuniste iku Enveri erdhi Ramizi; iku Ramizi erdhi Nano e pas tij Majko, Meta e tani Rama, ndërsa te PD-ja: Berisha, ishPresident 5 vite, dhe po Berisha ishkryeministër 8 vite, dhe përsëri epiqendra zhurmuese e tymuese po te Berisha i foltoreve.
Kur PD humbi referendumin personal të Berishës në vitin 1994,faji iu vesh ishkryetarit formal të PD-së Eduart Selamit; kur po për faj të Berishës ndodhën ngjarjet katastrofike të vitit 1997, faji iu vesh ishkryetarit formal Tritan Shehu dhe rierdhi në krye të PD-së po Berisha.
Dhe tani kur po për faje se PD-ne de fakto e drejtonte po Berisha, dhe kur atij i erdhi “non grata” amerikane për korrupsion dhe pengim te drejtësisë e të demokracisë, faji për këto iu vu ishkryetarit Basha. Dhe tani Berisha kërkon ta ri-ri-ripronësojë edhe de jure, pasi de fakto Partinë Demokratike ai gjithmonë e ka pasur pronë politike të tijën.

Mirëpo me Bashën, Berisha nuk e bëri dot atë që lehtësisht e ka bërë me të tjerët në PD. Basha e dëboi nga grupi parlamantar Berishën, dhe më pas e përjashtoi edhe nga Partia Demokratike si një person të shpallur “non grata”, dhe Basha nuk e lejoi Berishën që ta pushtojë Partinë Demokratike me dhunë.

Po kështu Berisha nuk e ka të lehtë që ta mposhtë as Kryetarin në Detyrë z. Alibeaj, i cili ështe meritor për detyren ne drejtimin e PD-së , të Djathtën Shqiptare si nga guximi e kapaciteti intelektual, nga ndershmëria e pastërtia dhe sidomos nga trashëgimia patriotike e antikomuniste që e karakterizojnë Z. Alibeaj.

Partia Demoktratike nuk do të mund të rithemelohet nga uzurpatorët, dhe uzurpatorët nuk munden kurrë që ta bëjnë ribashkimin e saj, edhe poqese ka nje vendim gjykate te shkallës së parë pro tyre.

Politika në demokraci nuk është detyrim as imponim, por është pjesmarrje e lirë e angazhimit, antarësimit dhe e militantizmit në parti; është dakordësi, pëlqim dhe interes, por edhe diversitet e kundershti kundër autokracisë dhe korrupsionit.
PD-në, Sali Berisha e ka shfrytëzuar si pronë private për përfitime autoriteti, pushteti, korrupsioni, pasurimi dhe do që ta përdorë edhe tani si avokati e mburojë politike para drejtësisë, e madje edhe politikisht e kishte kapur gjithmonë sistemin e drejtësisë.

Sot organizata e të ashtuquajturve “Grupi i Rithemelimit” të PD-së, grup i cili në fakt kërkon riuzurpimin e Partisë Demokratike, grupim që po sillet si një organizim thellësisht edhe anti-SHBA dhe në funksion të Berishës, të korrupsionit e privilegjeve të atyre që shkojnë pas Berishës.
Nëse rikthehet Berisha në krye të PD-së, kjo do ishte humbja më e madhe politike e vetë kësaj organizate, e cila do të katandisej në një shoqatë antidemokraci dhe anti-SHBA veteranësh e të korruptuarish.
Përfaqësuesja e Presidentit Amerikan në Shqipëri, Ambasadorja amerikane në Tiranë, Zonja Yuri Kim, në Nëntor 2021 deklaronte për ndërprerjen e raporteve të SHBA-ve me PD nëse Sali Berisha rikthehet në krye të partisë, gjë e cila nënkupton se me Berishën kryetar, e gjithë PD e tij do të ishte pastaj non grata.

Po kështu edhe i dërguari special i SHBA Grabriel Eskobar, është shprehur qartë dhe pastër kur tha se PD-ja do të ketë pasoja nëse zgjedh në krye të saj person të shpallur ‘non grata’. Edhe pas një viti, pikërisht me 27 janar 2022, Grabriel Eskobar i dha një tjetër mesazh të fortë Sali Berishës dhe PD-së:

Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë.

Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor.
Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie
.

Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të pritni marrëdhënie normale”, ka pohuar Eskobar.

Berisha mundohet që ndëshkimin e madh që ka marrë si person “non grata” nga SHBA ta minimizojë si një konflikt të tij me Ambasadoren amerikane , një taktikë djallëzore e tij për të manipuluar opinionin dhe për të mashtruar demokratët me qëllim që t’i mbajë ata të karikuar pas vetes së tij duke i përdorë ata si material njerëzor e politik për të mbrojtur veten e tij, interesat e tij dhe të grupit të korrupsionit të “Rithemelimit të PD-së”.

Këtë shkrim po e mbyll duke u kujtuar demokratëve edhe atë të cilën e tha zonja Ambasadore e SHBA-ve me 5 prill 2021 e cila zhvilloi një takim në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
Ajo u shpreh: “Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh.
SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen”.

“SHBA-Shqipëri kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa”, u shpreh ambasadorja Kim.
I drejtohem atyre të cilët mbështesin Berishën dhe sidomos edhe disa fare intektualëve e profesorëve servilë duke u kujtuar atë se pas sulmeve të bëra nga Sali Berisha kundër ambasadores amerikane Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor deklaroi për Top Channel se:
“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara
. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobarhttps:(//sot.com.al/politike/shba-reagon-per-here-te-pare-per-sulmet-e-sali-berishes-ndaj-yuri-kimit-i505087)
Dhe tani paramendojeni se PD me Berishën kryetar a mundet që të vijë në pushtet Partia Demokratike, dhe a mundet të shkojë PD dhe Shqipëria para me ata që janë e shohin mbrapa ?!
Dhe në fund vjen edhe pyetja se nga kush inspirohet ky “Grupi i Rithemelimit”kundër SHBA-ve, pasi Berisha ka 25 vite në akuza, shpifje e beteja kundër ambasadorëve të SHBA, si me : Mariza Linon, Jossef Lipreht, Jahmes Jeffry, Arvizu, Donald Lu e Yuri Kim, duke ia kaluar për nga antiamerikanizmi edhe Enver Hoxhës si dhe Kinës e Rusisë.

Kujt i shërben fryma antiamerikane, pervecse armiqve historik të shqiptarëve, atyre armiqve që punojnëe ditë e natë për të prishur miqësinë dhe aleancën jetike të shqiptarëve me SHBA.

 

Latest articles

Related articles