Aksidenti në Vlorë.
Qëlloi me makinë një grua këmbësore, u largua me shpejtësi e më pas qëlloi një makinë në ecje në rrugën transballaknike.
Mësohet se shoferi i makinës tuareg është ish drejtori i doganës së Fierit Arlind Lagji. Shkarkuar muaj më parë pasi një skandali bërë publik në qytetin e Fierit.
Ish drejtori doganës është ndaluar nga policia në vendngjarjen e dytë.
Policia tregon se Arlind Lagji ka qëlluar fillimisht në rrugën “Gjergj Aranitit” një këmbësore rreth 60 vjeçare, është larguar nga vendngjarja e mënpas është përfshirë në një tjetër aksident në rrugën transballkanike.
Ende nuk dihet thotë policia nëse Lagji ka qenë nën efektin e alkoolit.
Njoftim i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, shtetasi A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.
Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.