Pak ditë më parë, Kiara ukërkoi një dëshirë nga Vëllai i Madh, duke qenë se ishte një nga fitueset e lojës me imitime.
Ajo kërkoi një suitë të veçantë që të flinte me Luizin. Vëllai i Madh ia plotësoi dëshirën dhe u dha atyre mundësinë të flinin në suitë deri të martën, kur do jetë edhe spektakli i radhës.
Nata e kaluar, ishte e dyta që ata të dy fjetën bashkë, të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve. Por, Kiara e “braktisi” Luizin dhe shkoi të shtrihej në dhomën e saj, atje ku ndodhen edhe banorët e tjerë.
Ajo u shtri në krevat dhe i tha Oltës se nuk po e duronte dot gërhimën e Luizit, ndaj erdhi aty të flinte. Olta nga ana tjetër, i tha Kiarës që t’i vendoste Luizit aparatin që ai përdor për frymëmarrjen, duke qenë se atë e bezdis shumë gërima e tij.
Teksa po bisedonin në orët e para të mëngjesit, dy vajzat u shprehën se ato nuk po i zinte gjumi, për shkak të largimit të Maestros.