Drejtuesi i PD Enkelejd Alibeaj ka folur sot për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë.
‘Diskutim ishte për emrat këshilltarët dhe kryetar bashkie. Ka një vendim të kryesisë me datën 2 dhe 4 nëntor të vitit të kaluar, do të marrim pjesë në zgjedhje.
Procesi është një proces në vazhdim. Ky proces siç është parashikuar, bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, të kandidatëve të cilët dolën nga procesi i primareve që vijon nga një trajektore nga degët dhe kryesia.
Ajo se çfarë është diskutuar ka qenë në vijim të asaj se çfarë ka qenë qëndrimi ynë. Kandidatët e primareve janë të mirëpritur.
PD s’ka sesi të ketë dy kandidatë ka vetëm një kandidat. Kandidatët e tjerë mund të jenë me logo të tjerë, logon e Partisë së Lirisë, apo logon e PS-së. Të marrësh demokratë dhe ti çosh në një parti tjetër, sipas rregullave të statutit është e papajtueshme me pozicionin qëndrimin dhe anëtarësinë e PD-së. Sali Berisha, nuk është çështje personale por e identitetit të PD-së.
Kemi bërë maksimumin për pasjen e një kandidatit të demokratëve. Të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët tani më 14 maj kanë një mundësi të mirë që me votë të gjithë se bashku.’- tha Alibeaj.