Afro 100 kg kanabis në makinë, arrestohen 2 shqiptarë në Mal të Zi

Dy shqiptarë ka rënë në prangat e autoriteteve të Malit të Zi, pasi u këpën me gati 100 kg kanabis. Shqiptarët, të identifikuar me inicialet K.P., 29-vjeç dhe A.H., 30 vjeç, kaluan pikën kufitare të Ulqinit nga zona e këmbësorëve, duke ngritur dyshime tek rojet në kufi.

Pas ndjekjes, mjeti tip “Passat” me targa shqiptare është gjetur i braktisur në qytetin e Kruçës. Qeni i policisë kufitare ka kontrolluar zonën dhe ka gjetur drogën e hedhura, e cila u konstatua se ishte kanabis. Ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe në pranga u vendosën edhe 2 shqiptarët.

Nga kontrolli i zonës me ndihmën e qenit anti-drogë janë gjetur të paktën 163 pako të presuara, me një peshë totale rreth 96.8 kilogramë. Hetimet vazhdojnë për të mësuar se për ku ishin të destinuara pakot me kanabis.

Latest articles

Related articles