Zbuloni kush e përmend më shumë Vuçiç në Shqipëri dhe pse e bën…

Një nga strategjitë që përdor Serbia, establishmenti i Vuçiç, në Shqipëri është prezenca e tij e përditshme në mediat e Tiranës. Ai nga mëngjesi gjer në darkë është prezent. Hapni portalet, TV në mëngjes, në drekë apo në darkë, dhe do të gjeni një lajm për Vuçiç dhe Serbinë. Një Tv kombëtar ka edhe korresponent për Vuçiç në Beograd. Ky i fundit është bërë i barabartë me SHBA, BE apo të tjerë liderë botëror në nën-ndërgjegjen e shqiptarëve. Për të mirë apo për të keq, shqiptarët bombardohen çdo ditë me emrin e Vuçiç.

Një kontributor për prezencën ditore të Aleksadër Vuçiç është padyshim Sali Berisha. Ai çdo ditë ka një fjalë të futur diku që mediat pranë tij apo të Beogradit e bëjnë “Titull”. Askush në Shqipëri nuk e shpenzon emrin e Vuçiç më shumë në publik se ai. Shumë do të thonë ai po e shan. Pikërisht, këtë do edhe Vuçiç. Të përmendet çdo ditë në Tiranë. Të jetë i pranishëm më shumë se Presidenti Begaj apo Presidentja Vjosa Osmani.

Por loja e Sali Berishës është zbuluar! E kanë zbuluar amerikanën, siç e kanë shpallur edhe në Repblika Serbska të Milorad Dodik. Një nga arsye e Non Grata-s familjare e Berishës është për këtë arsye. Ai e di shumë mirë që loja e tij është zbuluar. Por është peng i një tiku nervor 40 vjeçar.

Ai siç bëri për 30 vite antikomunistin duke na fshehur faktin se frekuentonte familjen e Enver Hoxhës, me dreka e darka, me foto ditëlindjesh – ashtu do ti dalë një ditë lidhja e tij me armiqtë shekullorë të shqiptarëve: serbët!

Përshembull sot kur duhet të fliste për faktin se është pa parti, pa koalicion, me kandidatë rtë primareve në hall nga sondazhet – ai  e kishte mendjen tek Vuçiçi, tek marrëveshja e Ohrit. Iu tregonte shqiptarëve pse Vuçiç nuk do të firmosë marrëveshjen. Ndërsa nr. 2 i tij thosht se Vlora Hyseni, kandidate për kreun e SHISH, ka lidhje me Beogradin.

Sali Berisha është bërë si Sillo i Koço Devoles, thotë çfarë i thonë. Më pas të tjerë thonë në media çfarë iu thotë Sali Berisha, nga ajo që i kanë thënë.

Latest articles

Related articles