Toni Gogu, deputet i PS po kryqëzohet në rrjete sociale për një gafë historike, kur quajti mizorin Hajredin Pashën, si hero të Dibranëve.
Ai nuk ka faj. Nuk duhet kryqëzuar si Krishti. Nuk është historian dhe shumë dibranë, por edhe këngëtarë, e këndojnë këngën me aq zell sa duket “Hajredin Pasha” personazh pozitiv.
Toni Gogu vjen nga një familje e përndjekur politike në disa breza dhe nuk kuptohet çfarë do në PS.
Megjithatë ai është pastor evangjelist dhe të vetmin “krim” që ka bërë në politikë, e ka bërë me prishjen e Teatrit Kombëtar, si kryetari Këshillit bashkiak të Tiranës.