Kurti dhe Vuçiçi rinovuan marrëveshjen Trump


Nga Sebastian Zonja

Cili është thelbi i marrëveshjes në Ohër, mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe pse ka kaq shumë rëndësi aneksi që u botua të shtunën në mbrëmje?
Kosova jonë e bukur ka çelur një kapitull të ri këtë fundjavë.
Që nga marsi i vitit 2011, kur nisi dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, nën ndërmjetësimin e Brukselit, palët kanë zhvilluar bisedime në nivel politik dhe teknik.
Mes tyre janë firmosur shumë marrëveshje, të cilat, në esencë, zhbllokojnë situatën për të vijuar me rrugën evropiane të të dyja vendeve. Pas më shumë se 30 marrëveshjesh dhe 12 viteve bisedime, u pa se Serbia ishte pengesa kryesore për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Samiti i Ohrit nuk solli ndonjë të re që s’e kishim parë më herët. Pikat në marrëveshje, pak a shumë, janë ato që kanë rënë dakord palët më herët, ose që përfshihen në pakon Ahtisari.
Kush fitoi?
Kosova.
Arritja më e madhe e kësaj marrëveshjeje është ndërtimi i mekanizmave euroatlantikë për të mbikqyrur zbatimin e marrëveshjeve të shkuara. Euroamerikanët tashmë kanë marrë vetë frerët në dorë. Është, pak a shumë, marrëveshja e Trumpit, por me ndërmjetësimin e Brukselit tashmë, jo veç të Shtëpisë së Bardhë.
Fitoi Kosova sepse çlirohet rruga drejt njohjeve të reja nga nenet e marrëveshjes dhe, me sigurimin e integritetit territorial, çelet rruga për anëtarësim në NATO.
Sërish, për t’u rikthyer te marrëveshja, në esencë, Brukseli nuk ka fuqi aq të madhe sa ta ndikojë Serbinë në zbatimin e marrëveshjeve të shkuara, ndaj, patjetër, që lojtari kyç për të zbatuar këtë aneksmarrëveshje janë amerikanët.
Brukseli është fuqi ekonomike në rajon, amerikanët janë fuqi ushtarake. Ky është ndryshimi.
Si lojtari kyç në Ballkan, amerikanët tashmë kanë marrë frerët e situatës edhe në Serbi.
Konstruktiviteti i palës shqiptare në këtë çast është i domosdoshëm, për arsye se amerikanët nuk duan që ta lënë këtë rast t’u ik nga duart. Arsyet janë të dyfsihta:
1. Sepse shteti i sjellë në jetë gjatë unipolaritetit të tyre, Kosova, tashmë po ndërton udhëtimin e vet drejt BE-së dhe NATO-s.
2. Duan një sy të mprehtë për të parë brenda në Serbi me mekanizmat institucionalë që do të ndërtohen si pasojë e kësaj marrëveshjeje.
Kosova jonë e bukur sot është kryelartë në bashkësinë ndërkombëtare të shteteve. Tashmë betejën e ka për demokraci, që të tregojë se shqiptarët, përkundër propagandës shovene, dinë të bëjnë shtet dhe të ndërtojnë procese demokratike.

Latest articles

Related articles