Armaldo Kllogjeri, njohur si ‘Maestro’ i shtëpisë së Big Brother, ka qenë banori që u largua nga shtëpia e BBVA mbrëmjen e djeshme.
Ai ishte në një nominim me Luizin dhe Kristin, pas rrengut që Luizi luajti për të dal me ta në eleminim.
Armaldo ka qenë i ftuar sot në ‘Fun Club’ për të folur më shumë rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë.
Armaldo: Unë dua që ta fitojë Olta, është grua shumë e fortë. Dua që njerëzit të kuptojnë se gratë dhe vajzat janë shumë të forta dhe dine t’ja dalin.
Kujtojmë se Maestro nuk kishte biletë vajtje-ardhje, pos sipas tij edhe nëse do të kishte një të tillë, nuk do kthehej sërish në shtëpi.
Ai u shpreh se është tepër i lumtur që doli nga shtëpia, pasi ngelën duke e sharë.