Një aksident rrugor është shënuar rreth 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, ku automjeti tip “Opel” me drejtues 58 vjeçarin Agron Saba, banues në Patos, punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues individin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë punonjësi i policisë Agron Saba.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.