Këlliçi rrëzon listën e këshilltarëve të Metës: Do ribëhet nga e para

Dalja në një koalicion i Ilir Metës dhe Sali Berishës duket se po sjell përplasjet e para.

Kandidati i Berishës në Tiranë, Belind Këlliçi tha se pavarësisht se Ilir Meta ka bërë listën e saj për Këshillin Bashkiak, ajo do të ribëhet nga e para.

“Partia e Lirisë e ka bërë listën, por për shkak të bashkëpunimit, kjo listë do të ribëhet. Pjesën më të madhe do ta ketë Partia Demokratike”, theksoi Këlliçi.

Kthimi permbys i listës së propozuar nga Meta pritet të sjellë pakënaqësi të forta mes anëtarësisë së Partisë së Lirisë lidhur me koalicionin me grupin e Berishës.

Latest articles

Related articles