Big Brother Vip Kosova, Stresi shpallet fitues, rrëmben çmimin e madh prej 160 mijë eurosh


– Edicioni i parë i spektaklit Big Brother VIP Kosova është mbyllur mbrëmjen e kaluar. Pas 100 ditësh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Kosovë, fitues i këtij edicioni u shpall reperi Arkimed Lushaj, Stresi. I dyti në këtë garë të madhe përfundoi aktori Vedat Bajrami, pasuar nga modelja Juliana Nura në vendin e tretë.

Ndërkohë, vendi i katërt ishte rezervuar për aktorin Artan Thaqi dhe finalistja e pestë si më pak e votuara e publikut, rezultoi këngëtarja Mbresa Hajrullahu. Ai ka marrë shpërblimin e madh prej 160 mijë eurosh, ndërsa 40 mijë euro të tjera iu janë ndarë finalistëve të tjerë, ku secili përkatësisht kanë marrë nga 10 mijë euro.

Latest articles

Related articles