Berisha, karrigethyeri i PD


Nga Av. Besart Logu

Kur Gjykata e Apelit prishi vendimin e Zhukrit dhe ktheu çështjen për rigjykim, pra që i zhbëri dhe atë grimë legjitimitet që kishte Foltorja, z.Alibeaj bëri thirrje për bashkim me qëllim daljen me një kandidat në zgjedhjet vendore të 14 majit. Kësaj thirrje Berisha i’u përgjigj: nëse do të na duhet të negociojmë, nuk negociojmë me pengjet por me pengmarrësin.

Është pikërisht kjo përgjigje që jep thelbin e konfliktit në PD. Sali Berisha ka qenë palë/negociator në çdo marrëveshje, të fshehtë apo publike, të bërë mes pozitës dhe opozitës, në këto 32 vite pluralizëm. Ka qenë ai njëra nga palët që ka vendosur për rrotacionin e pushtetit, Presidentin, Prokurorin e Përgjithshëm, trupën e Gjykatës së Lartë, kreun e KQZ, ndryshimet Kushtetuese, Kodin Zgjedhor dhe çdo pazar tjetër në ndarje pushteti.

Sot Sali Berisha nuk është kreu i PD, as “de jure” e as “de facto”, dhe si i tillë nuk mund të ulet më në asnjë tryezë negocimi. Defaktorizimi është fat të cilin Berisha nuk e pranon. Fat i cili është shkruar nga arkitektët e faktorizimit tij, pra amerikanët, dhe që po vihet në jetë nga grupimi i PD zyrtare dhe çdo shqiptar i lodhur nga këto modele politikanësh. Ai e di shumë mirë se kjo është një rrugë pa kthim dhe i vetmi qëllim është të thyej karrigen e pasuesit të tij, kreut të ri të PD dhe negociatorit të tryezave politike.

Latest articles

Related articles