U aksidentua nga kamionçina dhe u la në rrugë, ndërron jetë 40-vjeçari nga Berati

U aksidentua nga kamionçina dhe u la në rrugë, ndërron jetë 40-vjeçari nga Berati

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë 40-vjeçari, Arben Kanaçi i cili u aksidentua në Berat mbrëmjen e 11 marsit nga një makinë.

Aksidenti ndodhi në dalje të qytetit të Beratit ku një mjet tip kamionçinë, goditi Arben Kanaçin dhe pasi e tërhoqi zvarrë disa metra, e la të shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja.

Mësohet se mbrëmjen e sotme në Spitalin Ushtarak në Tiranë.Kanaçi qëndroi në terapi intensive për 5 ditë me radhë, në Spitalin Ushtarak në Tiranë por nuk reagoi për asnjë moment.

Ai kishte marrë goditje të shumta në kokë dhe nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Latest articles

Related articles