Pse Edi Rama po provokon presidentit Begaj ?

Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar një incident në raport me kreun e Shtetit, Bajram Begaj, mesditën e sotme.

Në përfundim të takimin në presidence ku i propozon Presidentit emrin e kreut të ri të SHISH, kryeministri Rama publikoi një foto ku Begaj ishte në pozicion gjysmë të ulur dhe që në pamje të parë krijonte një përshtypje të keqe në marrëdhënien mes numrit 1 dhe numrit 3 (kryeministri) të Piramidës shtetërore. Pas këtij momenti, për ti paraprirë komenteve negative, stafi i kreut të qeverise e ndryshoi foton, duke vendosur një tjetër ku Rama e Begaj ishin duke biseduar.

Padyshim, këto gabime nuk do të ndodhnin nëse Endri Fuga, alias Surkovi, do të ishte në detyrë, pasi ai bën gabime më të mëdha, me institucione të tjera, që e çuan në dorëheqje…

Në arkivën e fotografive janë të shumta fotot kur kryeministri mban një pozicion shpërfillës ndaj Presidentit, qe nga dita kur u takuan për herë të parë në zyrën e tij kur i ofron postin e kreut te shtetit deri ditën e sotme kur në shkallët e presidencën, teksa Begaj kishte dalë për ta përcjellë dhe e shihte në sy, vështrimi i Ramës ishte në drejtim te korpusit universitar.

Latest articles

Related articles