Agalliu: PD do të ketë kandidatë në të 61 bashkitë. Pas 14 majit partia hyn në zgjedhje për kryetarin e ri

Deputeti i PD Arbi Agalliu duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha se po bëhen përpjekje për daljen me kandidat të përbashkët me grupin Berisha, por nëse kjo s’arrihet, grupi Alibeaj i ka 61 kandidatët e tij. Agalliu theksoi se pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 majit PD do të futet në zgjedhje për kryetarin e ri dhe strukturat e kësaj force politike. Pyetjes nëse mund të rikthehet sërish Basha në krye të PD, Agalliu tha se këtë nuk e di, por shtoi se çdo njeri ka të drejtë të kandidojë.

Më vjen mirë që më në fund kjo sorollatja burokratike KQZ-KAS mori fund, sepse në fund të ditës i jepte frymëmarrje një objektivi, sfumimit të PD në këto zgjedhje. PD do të marrë pjesë në zgjedhje, këtë e ka thënë që ditën e parë. Është krijuar si alternativë e parë. Me të mirat dhe të këqijat e veta ka ditur t’u ofroj shqiptarëve shumë herë më mirë se PS, që është një fatkeqësi kombëtare pasi vendin po e zbras nga shqiptarët.

Do kemi kandidatët e PD në të 61 bashkitë. Patjetër po bëjmë përpjekje që kandidati të jetë i vetëm dhe fitues, të mos dalim me dy kandidat. Kjo shkon në një thirrje të vazhdueshme, që i kemi bërë që 4-5 muaj më parë…Pavarësisht se ne na ndan një gjë madhore, që është besimi dhe partneriteti me SHBA-në. Sepse ndarja në PD kjo është,  një grup që beson se Berisha është e ardhmja e vendit dhe mundëson rikthimin e PD në pushtet, dhe një pjesë që beson se Berisha s’mund ta bëjë, me gjithë konsideratën që mund të kemi, ka një cikël të mbyllur me dy ‘non grata’ në shpinë, e shohim të pamundur të jetë alternativë dhe ta sjellë PD në pushtet. 

Duke lënë mënjanë këtë fakt, kemi kërkuar të gjejmë kandidat të përbashkët, në mënyrë që të nxjerrim një kandidat fitues. Ne jemi shprehur ta mbështesim këtë kandidat nëse del me logon e PD, sepse s’mund të dalë me logon e Metës. Ne kemi kërkuar të ngremë një grup pune. Ai që është më i miri për strukturat e PD nuk do të thotë që është më i miri për qytetin. Ne kemi menduar sondazhin si element më përzgjedhës, për të dalë nga gardhi partiak. Nga ana tjetër ka patur refuzim, na është thënë këta janë kandidatët, po të doni hajdeni, po të doni mos hajdeni.

Do bëjmë përpjekje deri në momentin e fundit për të mos shkuar me dy kandidat. Një javë na ndan nga dorëzimi i emrave dhe jemi në diskutime intensive në të gjitha drejtimet në mënyrë që demokratët të dalin sa më të fituar nga ky proces. PD i ka të gjitha mundësitë të tejkalojë veten dhe të gjejë një zgjidhje. Sot në 2023 nuk mund të kemi më vetëm 3 individë që kanë qenë që nga vitet 1990. S’e di kush i ka kritikuar kandidatët e z.Berisha. Ne s’kemi kritikuar askënd. Ata janë të gjithë demokratë, dhe demokratët duhet të jenë të bashkuar. Ne kemi dashur të bëjmë një proces që të nxirret një individ fitues”.

Kemi bërë një listë për të 61 bashkitë dhe jemi duke diskutuar me të gjithë aktorët dhe faktorët politikë. Jemi në diskutime të vazhdueshme për t’i ofruar demokratëve vetëm një kandidat. Çdo tentativë tjetër i shërben vetëm asaj partie që ka interes të dëmtojë demokratët. Kur një pale i bëhet e qartë, urdhoni të nxjerrim një kandidat të përbashkët. Nuk e di se çfarë do duhet më shumë nga PD zyrtare, t’i ofrohet qytetarëve dhe pjesës tjetër që mendon ndryshe.

Ne kemi parti kryetarësh që jashtë diskutimeve zyrtare dhe në kafene mund të thonë keni të drejtë, por nga ana tjetër stepen për të dalë kundër. Dëshiroj t’u bëj thirrje të gjithë kandidatëve të gjejnë një gjuhë të përbashkët për t’i ofruar këtij vendi një epokë të re. Me të përfunduar zgjedhjet lokale PD do futet në zgjedhje për të mbyllur organikën e vet. Një problem tjetër ishte çështja e procesit gjyqësor. Siç dihet PD ishte në proces gjyqësor. Ne menduam të kalojë kjo dallgë. Me mbylljen e zgjedhjeve lokale, PD do futet në zgjedhje për zgjedhjen e kryetarit të saj, seksionit, grup-seksionit.

I pyetur nëse mund të jetë sërish Basha kryetar i PD, Agalliu dha këtë përgjigje:

Këtë s’e di, sepse çdo njeri ka të drejtë të kandidojë. Z.Basha dha dorëhejqen pas një kërksë të vazhdueshme të grupit parlamentar. Që i bën thirrje si Bashës si Berishës të bënin një hap mbrapa. Basha e bëri aktin e tij, e tregoi dhe në këto dy vite po thuajse ka qenë inaktiv në jetën publike. Kushdo që mendon se mund t’i ofrojë PD-së dhe shqiptarëve një alternativë është i mirëpritur për të kandiduar”.

Ai shtoi se deri në sekondën e fundit do të tentohet të dilet me një kandidat në zgjedhje.

Deri në sekondën e fundit që do dorëzojmë listat në KQZ jemi në pritje dhe tentativë diskutimesh për të patur një kandidat, dhe fitues. Koha është në disfavor dhe kjo falë angazhimit të qeverisë për të sorollatur. Sepse kryetari i KQZ s’është gjë tjetër përveçse një levë e qeverisë. Në 6 mars PD kishte kundër regjimin Rama, LSI, dhe grupimin e Folotores”.

Latest articles

Related articles