Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëndëll të Sarandë, ku ka humbur jetën një fëmijë 4-vjeçar.
Dyshohet se fëmija është mbytur aksidentalisht në liqenin e Mursisë. 4-vjeçari ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit, ku ka rënë dhe është mbytur.
“Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit” njofton policia/
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.