Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani në një raportim për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2022 tha se është rritur me 16% të personave që janë nën hetim, apo të pandehur. Ai tha se numri i përgjithshëm i personave nën hetim ishte 602.
“Ka rritje të personave nën hetim dhe të atyre për të cilët hetimi ka përfunduar. Në vitin 2022 ka një rritje prej 16% të numrit të përgjithshëm të personave të hetuar, me 602 persona të hetuar krahasuar me 519 një vit më parë.
Ndërkohë që për personat që ka përfunduar hetimi ka një rritje prej 31 % ku gjatë 2022 kanë përfunduar hetimet për 436 persona nën hetim nga 332 persona që ishin vitin paraardhës,”- raportoi kreu i SPAK-ut Altin Dumani.