Zbardhen porositë e Ramës për socialistët: Dua angazhim maksimal nga ju për zgjedhjet!

spot_img

Ka përfunduar mbledhja e Grupit të Partisë Socialiste në selinë rozë. Takimi i nisur prej orës 18:00 kishte në fokus përgatitjen për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Bëhet me dije se drejtuesit e qarqeve kanë raportuar për sondazhet për kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarët. Është diskutuar për Vlorën, por pa përmendur emra.

Të vetmin që ka përmendur me emër ka qenë Benet Beci për Bashkinë e Shkodrës. Në platformën politike për fushatën zgjedhore Rama ka kërkuar që “Akti1st” të jetë një instrument kyç.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë porosi deputetëve që të angazhohen në zonat e tyre elektorale për zgjedhje. Ndërkohë, nesër pasdite në orën 17:00 Rama do mbledhë Kryesinë e PS.

Latest articles

Related articles