Pse shantazhi i Ramës fiku revolucionin “McGonigal”, Berishës?

Sali Berisha ka një aftësi të jashtëzakonshme të bluajë kauza, ti përziejë me akuza dhe të bëjë llaç për të mbajtur në këmbë kështjella gënjeshtrash.

Mori kauzën e përfshirjes së kryeministrit Rama në stisjen e një dosje penale për Lulzim Bashën, me përfshirjen e një zyrtari të Fbi McGonigal dhe një familjar të tij, Agron Nezën.

Dhe e përzjeu me akuza me Putin, rubla ruse, non grata dhe Soros, duke e bërë të pabesueshme dhe të kuptueshme që ishte për hallin e tij personale.

Gënjeshtra mbajti disa javë derisa kryeministri Rama e shantazhoi Berishën me një fjalim në parlament me bashkëtingëlloren “Z” (Zeni) apo ML (për Miftarin L) që organizonin “revolucionin” me importime njerëzish nga rrethet që të lyenin kalin me ngjyrë blu para parlamentit.

E qepi gojën me mëndafsh Berisha. Nuk flet më për revolucione, as për McGonigal dhe madje as për komshiun e tij në Gjirin e Lalzit, Arben Ahmetaj, që i ka shkuar SPAK në derë të partneres.

Latest articles

Related articles