Berisha nuk ka asnjë parti, Vokshi: Është strukturë ilegjitime, s’e ka emrin askund

ISH-ANËTARI I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD, POLITOLOGU INDRIT VOKSHI

“Zoti Berisha nuk ka asnjë Parti Demokratike, ai është një strukturë ilegjitime që nuk e ka emrin askund”, kështu tha për Euronews Albania Indrit Vokshi.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike shtoi se për të vërtetuar iligjitimitetin e berishës si kryetar partie mjafton të shikojmë përpjekjet e tij për t’u futur në zgjedhje me anë të tre partive të tjera të drejtuara nga Ilir Meta, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka.

“Zoti Berisha nuk ka asnjë Parti Demorkatike, nuk është kryetari i asnjë Partie Demokratike, është thjesht një strukturë ilegjitime, sepse nuk e ka emrin askund, nuk rezulton askund, as në regjistrin e partive politike, as në aktet legale të shtetit.

Është një strukturë e cila mbahet e bashkuar për shkak të pragmatizmit dhe urrejtjes. Dhe për ta vërtetuar këtë që them unë, që Sali Berisha nuk ka asnjë Parti Demokratike është fakti që ai sot në seli është në negociata me Ilir Metën, me Vangjel Dulen dhe me Nard Ndokën për t’u futur me partitë e tyre”,- tha ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Vokshi.

Latest articles

Related articles