Bashkë drejt fundosjes!


Që nga fillimi i foltores e deri më tani ”legjenda” vetëm është tallur me demokratët.

Në çdo veprim apo aksion të marrë, ka llogaritur vetëm interesin dhe hallet e veta, e nuk është menduar dy herë për PD dhe demokratët. E filloi foltoren vetëm si ai di, me fyerje e baltosje, si dikur në gjyqet publike komuniste.

Me një ngut të paparë u organizua kuvendi i 11 dhjetorit, ku ulëriste për transparencë e asgjë nuk bëri transparente.

Vetëm pak ditë më parë demokratët mësuan se dokumentacioni ishte vulosur me vulën e njësisë nr 3. Ajo që ra në sy ishte mbështetja e jashtëzakonshme e disa figurave të LSI të cilët u morën posaçërisht me organizimin e kuvendit. Veprimet ishin të nxituara, sepse objektivi i tyre ishte përçarja e PD sa më shumë.

Një PD më të hapur, më të bashkuar besonin ata që i shkonin pas Berishës, por jo ata të “kupolës”, se ata e dinin që Berisha do të përfundonte nismën e 2009. Që nga 2009, “tërhiq e mos e këput” me LSI, herë kanalizonte vota e herë i jepte struktura.

Sot me emrin që “pagëzuan” koalicionin treguan edhe njëherë se kanë qenë e janë bashkë gjithmonë. Me këtë rast do bënin mirë të na tregonin edhe për faturat e foltores, nëse i kanë paguar bashkë, apo si e kush?

Demokratët e foltores duhet të kuptojnë se nuk janë ata bashkë me Metën, por “legjenda” që i uli në prehër të tij, i futi nën sqetullën e pistë të LSI-së.

Koalicionin e udhëheq Ilir Metaj, ai që hoqi nga puna demokratët e ndershëm dhe i hodhi në mes të rrugës në 2013. Koalicionin e udhëheq Ilir Metaj që solli Ramën në pushtet në 2013, e për 4 vite u përmendte demokratëve një milion shuplakat, edhe kur Berisha i përmendte bllokun e 700.000 Eurove dhe ky i thoshte se të doli Shkëlzeni në videon e Dritan Priftit.

Emri i koalicionit tregoi edhe njëherë se Berisha e Metaj janë bashkë dhe tashmë motoja e tyre është “Bashkë në një varkë, o ia dalim o mbytemi”. Mendoj se është e dyta.

NGA EDLIRA DEVOLLI LEKA

Latest articles

Related articles