Celibashi, njëlloj si Zhukrri!

Nga Zef Ndreka

Të dy kanë kompromentuar rëndë drejtësinë. Praktikisht, në vendimet e tyre politike, nuk kanë asnjë dallim. Janë të njëjtë edhe në sensebilitet apo në përceptimet dhe veprimet apo më tej në vëndimet politike dhe ligjore.
Të dy kanë dështuar në vëndimet e tyre .
Zhukrri, ka dështuar me vëndimin e tij në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës, vëndim i cili njohu në shkelje të ligjit Foltorën e Berishës duke u bërë shkak për përçarjen e PD-së dhe thellimit të luftës së saj të brëndëshme. Ky vëndim u rrëzua nga Gjykata e Apelit të Tiranës me dt 3 Mars.
Ndërsa Celibashi dështoi që në fillim duke u anësuar politikisht, dështoi dhe me afatin ligjor të regjistrimit të PD-së.
Celibashi dështoi enkas duke bllokuar PD-në zyrtare në rregjistrim, duke humbur edhe shansin për arritjen e koalicionit me partitë e tjera opozitare.
Kjo do të thotë se PD-ja do të futët në fushatë e vetme.
Ndërkohë, grupi tjetër i opozitës sëbashku me Foltorën e Berishës, janë në fazën e nënshkrimit të koalicioneve zyrtare dhe regjistrimit në KSHZ.
I gjith ky qëndrim, i shoqëruar me veprime hileqare nga Celibashi në bashkëpunim me trekëndëshin e Bermudës ka vetëm një qëllim: PD-ja zyrtare të dalë me 14 Maj forcë e tretë politike në zgjedhje. Për të manipuluar me elektoratin pas zgjedhjeve për t’iu ushqyer përceptimin se Berisha është shumicë në opozitë.
Po, si mundet që votat e PL-së, PDK-së, PBDNJ, Foltorës, të ndeshen si vota të Berishës?!
Gjithsesi, kjo sot nuk është e rëndësishme. Përveç PD-së zyrtare, gjithë politika majtas apo djathtas është kapur nga trëkëndëshi Berisha-Meta-Rama!
Tashmë kjo është fatkeqësi e qartë e politikës shqiptare.
Kapja nga ana e politikës, rëndohet së tepërmi kur sheh impaktin qe kanë kudo, në gjykata, në institucionet publike shtetërore dhe konkretisht në KSHZ.
Veprimet dhe vëndimet e Zhukrrit dhe të Celibashit, në këtë kuptim kanë të njëjtin fakt. Dhe kjo është vonesa e demokracisë së pritshme nga qytetaria. Është humbja më tej e viteve për demokratët, për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Latest articles

Related articles