Celibashi, komisioneri i Foltores në KQZ – hedh në erë zgjedhjet vendore

spot_img
Advertisements

Kreu i KQZ Ilirian Celibashi ka dalë në emisionin “Log” si analist për procedurën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, për të cilën ai është përgjegjës dhe po e mban peng.

Ai u shpreh se ligji e përcakton qartë se cilat dokumente duhen dorëzuar duke mos e përjashtuar faktin se PD rrezikon të mbetet jashtë regjistrimit në zgjedhje.

“Ne mundet në çdo rast të bëjmë në mënyrë figurative cirk dhe të japim intepretimin që dëshirojmë ne.

Nëse ligji thotë duhet të depozitohet ky dokument, do të thotë që ai dokument duhet të depozitohet. Nëse dispozita thotë dokumenti X duhet të paraqitet, atëherë nuk ka rrugëzgjidhje tjetër”, u shpreh ai.

Ai u pyet se cilit i takon faji në rast se PD mbetet jashtë zgjedhjeve. “Faji i kujt është nuk kam pikën e interesit”, deklaroi Celibashi.

Ai ka sqaruar edhe deklaratën e bërë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku ai tha se “në perceptim e tij personal, kryetar i Partisë Demokratike është Sali Berisha”. Për të sqaruar deklaratën e tij, Celibashi tha se e gjitha ka qenë një deklaratë e bërë si reflektim i pretendimeve të përfaqësuesit të Sali Berishës në mbledhjen e KQZ.

“Sa kohë që ligjvënësit kanë parashikuar që vendimmarrjen e komisionerit të kontestohen në KAS dhe vendimmarrjet e KAS të kontestohen në Kolegjin Zgjedhor, vendimmarrjet mund të jetë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Duhet të prezumojmë që vendimi i Kolegjit Zgjedhor duhet të ishte ai vendim që kishte marrë. Kryetari i PD në perceptim nuk ka vend për të folur për sa kohë je në pozitën e funksionarit publik.

Ajo që dikush është përpjekur ta sjellë jashtë kontekstit ka qenë pjesë e narrativës. Secili mund t’i japë kuptimin që do fjalëve të dikujt tjetër. Ne këtë realitet jetojmë. Ajo ka qenë një deklaratë që ishte pjesë e narrativës arsyetuese dhe ishte në reflektim të pretendimeve të përfaqësuesit të zotit Sali Berisha. Në arsyetim të atij pretendimi ishte ajo deklaratë. Për të thënë se perceptimet nuk mund të vendosin. Është e vështirë të shpjegosh se çfarëdo me thënë narrative”, deklaroi Ilirjan Celibashi.

spot_img

Latest articles

Related articles