Aksidentohet minatori në Bulqizë, niset me helikopter drejt Traumës pas gjendjes së rënduar

BULQIZË- Një minator është plagosur ditën e sotme në Bulqizë. Mësohet se minatori me iniciale Sh.k është plagosur gjatë punës në një nga minierat në Bulqizë. Për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, minatori 50-vjeçar është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Njoftimi i Policisë:

Bulqizë /informacion paraprak Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Latest articles

Related articles