Shpërthim tritoli në banesën e Preng Pjetri, ish-kryeplakut të fshatit Ungrej në Lezhë

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Ungrej në Lezhë. Sipas burimeve shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës së ish kryeplakut, Preng Pjetri, 57 vjeç, i cili është përfaqësues i PD në zonë. Kjo ngre dyshimet se sasia e tritolit është vënë për shkak të konflikteve partiake.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Latest articles

Related articles