Rama pranon për herë të parë shpopullimin e vendit

Kryeministri Edi Rama ka pranuar për herë të parë shpopullimin e Shqipërisë. Në prezantimin e vizionit për Tiranës, Kreu i qeverisë tha largimi i ‘trurit’ nga vendi ndalohet duke ndërmarrë masa, duke rritur pagat dhe duke nxitur të rinjtë që të studiojnë degë si agronomia.

Ai tha se do të vendoset një piramidë për pagat, duke caktuar jo vetëm ato minimale, por edhe ato mesatare. Sipas Kryeministrit, vlerësimi i atyre që kanë aftësi, ofrimi i pagave përtej të zakonshmëve për ‘trurin’ e vendit, bën që Shqipëria të mos boshatiset, duke pranuar për herë të parë kritikat e opozitës.

Rama u bëri thirrje dhe sipërmarrësve që t’i japin fund procedurës së dhënies së pagave në bankë e në dorë, me pjesë të ndryshme, pasi në atë mënyrë, rrezikon të nxisim më tej humbjen e burimeve njerëzore, term që e përdori për të përshkruar ikjen e qytetarëve nga vendi.

Latest articles

Related articles