Ministrja Xhaçka paraqitet në SPAK

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë, për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë.

Në një prononcim për media, Xhaçka tha se nuk ka shkelur asnjëherë ligjin, por mbetet në dispozicion të drejtësisë për çdo çështje që është nën hetim.

“Padiskutim që unë jam në dospozicion të drejtësisë, kjo është arsyeja pse ne kemi punuar, luftuar dhe votuar që të gjithë jemi në dispozicion të drejtësisë, për t’u pyetur dhe për t’u kthyer përgjigje për ato çështje që duhet të hetohen. Unë nuk bëj përjashtim edhe në funksionin që kam. Është e mirëseardhur dita kur do të marrin fund shpifjet për përdorimin e aseteve për arsye elektorale, por edhe alarmi fals që asete që kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë si rasti i Sarandës. Nuk ka patur asnjëherë asnjë shkelje ligji”, tha Xhaçka.

Latest articles

Related articles