LITA: PS në KAS nuk do të guxojë të përjashtojë PD nga zgjedhjet, Celibashi po minon zgjedhjet

Gazetari Lavdrim Lita tha se Partisë Socialiste nuk i leverdis që Partia Demokratike të mos futet në zgjedhje. I ftuar në Euronews Albania, Lita tha se PS e ka të nevojshme që në sy të faktorit ndërkombëtarë të duket se në Shqipëri ka zgjedhje demokratike.

“Nuk mendoj se Partia Socialiste, do të merrte guximin apo të merrte përsipër të përjashtojnë nga zgjedhjet Partinë Demokratike, kjo edhe për sy e faqe sepse ata duan të kenë një fasadë demokratike për komunitetin ndërkombëtarë që në Shqipëri ka zgjedhje dhe opozitë. Nëse ata vendosin ndryshe çështja do shkonte në Kolegjin Zgjedhor”.

I ftuar në Euronews Albania, Lavdrim Lita, drejtor i Faktor.al tha gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me në krye Ilirjan Celibashin, po minon zgjedhjet vendore.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të zbatonte ligjin. Celibashi po i minon zgjedhjet, ka bërë më shumë se 6 tendera që janë ankimuar me KPP dhe po humb kohën në këto andralla juridike me Partinë Demokratike, të cilat nuk i nevojiten në këto momente”, tha Lavdrim Lita për Euronews Albania

Latest articles

Related articles