Lavdrim Lita tha se Berisha dhe Meta, janë duke mbrojtur politikisht ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj.
I ftuar në Euronews Albania, Lita tha, se dy liderët e opozitëstë cilët flasin për çdo gjë, kanë mbyllur gojën për aferën e jashtëzakonshme të ish numrit dy të qeverisë.
Sipas gazetarit Lita, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Arben Ahmetaj janë komshinjë në gjirin e Lalëzit, ku të tre kanë prona.
– Advertisement –
“Është bërë një padi në SPAK ku pretendohet se një nga pronarët e incineratorëve është shitësi i shtëpisë së partneres së zotit Ahmetaj. Pra Zoti Berisha dhe zoti Meta janë komshinjë në gjirin e Lalzit me zotin Ahmetaj. Për këtë arsye ata duhet të flasin e të mos e mbrojnë politikisht në raport me qytetarët shqiptarë.
Kur atë e ka dorëzuar de facto partneri i tij, apo si të them kryeministri Rama, duke thënë se zoti Ahmetaj duhet të përgjigjet në mënyrë individuale ndaj këtyre akuzave, nuk ka se pse dy liderët e opozitës së vërtetë të heshtin për këtë çështje.
Ata flasin për çdo gjë, por për këtë aferë të jashtëzakonshme ku lidhet numri dy i qeverisë dhe shtetit shqiptar, liderët e opozitës së vërtet heshtin për këtë çështje. Kanë qepur gojën për komshiun e tyre”, tha për Euronews Albania gazetari Lavdrim Lita.