Kampioni i Botës me Argjentinën dhe pjesë e Paris SG-së, Lionel Mesi, ka shkruar një tjetër rekord në listën e pafund të rekordeve të tij.
Merkatoja e verës, PSG i ofron rinovimin Leo Messit, por ka një problem
Në takimin e fituar 1-2 përballë Brestit, ylli i PSG-së ka dhënë asistin numër 300 në karrierën e tij me klubet, duke u bërë i pari lojtar në histori që arrin një shifër të tillë. Mesi dha asistin për Mbapenë, i cili shënoi në minutën e fundit golin e fitores së parisienëve.
Asistin e tij të parë Lionel Mesi do ta jepte në vitin 2005. Asokohe do të shërbente për Ronaldinjon dhe si për koincidencë edhe 18 vjet më parë mbante fanellën me numrin 30 si tani te PSG-ja.
Mesi momentalisht numëron 13 pasime për gol (asiste) në këtë sezon në kampionatin francez, teksa gjithsej ai ka dhënë 31 pasime për klubin francez. Ndërkohë që 269 asiste të tjerë ai i ka dhënë me fanellën e Barcelonës