KUVENDI: Nuk na ka ardhur kërkesë për arrestimin e Arben Ahmetaj


Në rrjetet sociale është përhapur lajmi për një kërkesë për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, pranë Gjykatës së Posaçme, nga SPAK dhe për rrjedhojë komunikimin me Kuvendin e Shqipërisë.

Burime të faktor.al pranë Kuvendit të Shqipërisë thanë se “deri në 14.30, kur tërhiqet posta nuk ka ardhur asnjë kërkesë dhe nëse pas kësaj ore dërgohet në Kuvend, Garda e Republikës njofton administratën për postën“.

Kujtojmë se në një njoftim zyrtar të ditëve të fundit menjëherë pas kontrolleve në shtëpitë e bashkëjetueses dhe të ish- bashkëshortes, SPAK deklaroi, se çështja ndaj Ahmetajt është veçuar dhe se është marrë në dorë nga prokurorja Enkeleda Millonaj dhe jo Klodian Braho apo Eneid Nakuçi.

Dy prokurorët e fundit sipas SPAK dhanë dorëheqjen nga hetimi, pasi janë akuzuar për një anshmëri. Leja e parlamenti për arrestimin e Ahmetajt duket e sigurt, pasi kreu i mazhorancës, Edi Rama prej kohësh e ka lëshuar ish- bashkëpunëtorin të cilit për gati 9 vite i kishte lënë në dorë financat dhe koncesionet miliardëshe. Së fundmi kryeministri deklaroi së nëse do të ishte gjykatës siç e akuzoi Ahmetaj te “Opinion”, atëherë punët për atë, do të ishin më keq se sa janë!

Latest articles

Related articles