Koduzi: Ka rritje të shpenzimeve në spitale, 60% mbulohen nga xhepi i qytetarëve

Eksperti i shëndetit publik, Gazmend Koduzi në studion e ‘MCN Economy’ ka komentuar me evoluimin e stilit të jetesës për të cilin u shpreh se nëse para viteve ’90 shkaqet kryesore të sëmundjeve ishin ato infektive, pas këtyre viteve është jeta sedentare dhe dieta.

Sa i përket kostove të shëndetit shëndetësor, ai tha se janë më të larta për shkak të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe se 60% e shpenzimeve sot qytetarët i paguajnë nga xhepat e tyre.

Është tipiku që quhet tranzicioni epidemologjik dhe ai demografik. Tranzicioni demografik është ai që themi se është rritur jetëgjatësia dhe është ulur vdekshmëria. Ndërsa para viteve ’90 ishin sëmundjet infektive, pas ‘90 me ndryshimin e strukturës ekonomike sociale, nisëm të hanim më mirë, por filluam të bënim dhe një jetë sedentare dhe me mënyrën e ndryshuar të jetesës ndryshuan dhe sëmundjet dhe tashmë po të shohësh ka një strukturë ku është pothuajse e njëjtë me faktorët e rrezikut që kanë vendet evropiane më të zhvilluara se ne.  Këto janë arsyet, mënyra se si ka lëvizur tranzicioni epidemiologjik, ku shkaqet kryesore janë aktiviteti fizik dhe dieta.

Më tej ai theksoi se kostot e shëndetit shëndetësor kanë ardhur duke u rritur për shkak të përmirësimit të teknologjisë duke nisur nga aparatura të reja.

Skemat e mjekimit ku janë barnat e reja të fundit që janë prezentë në spitale, si dhe standardet e spitaleve dhe godinave sigurisht që janë shumë më të mira se ato para ‘90. Numri i personave që trajtohen në spital është shumë më i rritur. Të gjithë këto elementë kanë çuar në atë që quhet rritje e shpenzimeve në spital, por ajo që vërehet është se shuma e alokuar për shëndetësinë nuk ka lëvizur. Pra kostot janë më të larta për shkak të rritjes së cilësisë së shërbimit, por 60% mbulohen nga xhepi i qytetarëve dhe 40% nga sigurimet. Kjo është mënyra se si përballohen këto kosto të shtuara.

Latest articles

Related articles