KAS nuk merr përsipër përjashtimin e PD nga zgjedhjet, ia kthen Celibashit

Drejtuesi i PD Enkelejd Alibeaj çoi dokumentat për regjistrimin në zgjedhje, por kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, nuk e pranoi dhe i la afat 48 orë për plotësimin e tyre.

Celibashi i kërkoi një dokument të ri me datën e saktë të zgjedhjeve të firmosur nga Lulzim Basha, i cili është zyrtarisht kryetari i PD-së në gjykatë. Drejtuesi i PD Alibeaj këtë vendim të Celibashit e ankimoi në KAS.

Por Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk ka pranuar të shqyrtojë ankimimin e Alibeajt, duhet e kthyer sërish çështjen në KQZ, pasi Celibashi nuk ka shpallur një vendim, por një rekomandim.

Vendimi i KAS-it:

Vendimi i Komisionerit nr. 158, datë 09.03.2023 është vendim i ndërmjetëm. Ai nuk i ka dhënë zgjidhje në themel kërkesës me nr. 1337 Prot., datë 06.03.2023. Komisioneri e ka detyrim ligjor që të shprehet me vendim për pranimin ose rrëzimin e saj. KAS-i është instancë e ankimit administrativ dhe jo instancë e shqyrtimit fillestar të kërkesave. KAS-i nuk mund të ushtrojë kompetenca, të cilat nuk i janë ngarkuar shprehimisht nga ligji. Kjo do të thotë se ai nuk mund të shprehet për themelin e kërkesave, pa u shprehur më parë Komisioneri si organ kompetent për shqyrtimin dhe zgjidhjen e tyre. KAS-i nuk ka kompetencë “për urdhërimin e regjistrimit si subjekt zgjedhor të “Partisë Demokratike të Shqipërisë”” si instancë fillestare, sikurse i kërkohet nga ankuesi.

Latest articles

Related articles