Në orët e para të mëngjesit të sotëm jashtë një lokali në Avenue Alexandras, në Greqi janë arrestuar 3 shqiptar dhe një rumun.
Sipas policisë greke, pak pas orës 02:00, Aksioni i Menjëhershëm është njoftuar për të shtëna të shtëna brenda lokalit të caktuar.
Efektivët e policisë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje, nuk kanë gjetur gëzhoja në zonë, ndërsa më pas kanë lokalizuar në trotuar katër persona të cilët u janë dukur të dyshimtë. Teksa i janë afruar për kontroll, njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka tentuar të qëllojë ndaj oficerëve të policisë.
Arma, megjithatë, u bllokua. Të huajt u arrestuan, ndërsa njërit prej tyre iu gjet një thikë.