QEVERIA QE “RESPEKTON LIGJIN” DHE NJE HISTORI E VJETER E KOMUNIZMIT LINDOR

Skice e pasdites

Nga Zef Preçi

Thone se ne diku nga fundi i Luftes se Dyte Boterore (Gusht 1944), ne Bukuresht (Rumani) forcat antifashiste sulmuan dhe hapen nje burg te sigurise se larte ne te cilin ndodhej i burgosur per krime lufte edhe Gheorghiu Dej-i (1901-1965), Sekretar i Pergjithshem i Partise Komuniste te Rumanise. Ne monent qe u hap burgu, te burgosurit e te gjitha kategorive u turren perjashte qe te gezonin lirine e vet secili, pervec njerit… Ky ishte G. Dej-i, qe me gjakftohtesi ju drejtohet partizaneve qe cliruan burgun:
– Une nuk dal qe ketej pa me sjelle ketu dekretin e Mbretit Michael qe shpall amnistine dhe lirimin tim… Une respektoj ligjin!

Nuk di perse m’u kujtua kjo histori e vjeter ndersa qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranes jane te vendosur pa medyshje te respektojne kontraten me koncesionarin. “Është një fjalë që e kujtoj shpesh, ma ka mësuar gjyshja. Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Ligjërisht kjo nuk bëhet dot. Sepse kemi të bëjmë me një proces që vijon dhe nuk kemi me një dënim të formës së prerë. Nëse bëjmë këtë, si reagim i menjëhershëm në nivel individual, ne shkelim ligjin. Deri kur do vazhdojë kjo që gazetarët bëjnë propagandë kur bëjnë pyetje. Deri kur gazetarët do bëjnë prokurorin. Kontrata është kontratë dhe është aty derisa një pushtet i pavarur prej palëve të thotë se ka të bëjë me shkelje ligji.” – tha Rama ne nje dalje mediatike perpara gati nje viti. (https://www.kumtari.al/edi-rama-tha-se-nuk-mund-te-nderprese-kontratat-me-kompanite-e-inceneratoreve/)
Gjithashtu ne shtypin e kesaj pasditeje Marsi ne disa portale doli lajmi se njeri nga “te ligjshmit” e grabitjes me ligj qe nuk ka SPAK e as DEA qe e cmonton se “qeveria respekton ligjin” per koncesionaret dmth ay “paska fituar” edhe leje-qendrimi dhe ndoshta edhe shtetesine diku ne veri te Europes (https://www.cna.al/aktualitet/spak-dhe-policia-e-kerkojne-mirel-mertiri-merr-rezidence-ne-holande-i353801).
Ne fakt, me aq para sa paguajne tapksa-paguesit e mjere shqiptare per nje sherbim public qe nuk e kane marre kurre dhe nuk marrin as sot ndaj nje kompanie te perzgjedhur me menyren me korruptive te mundshme, ky koncesionar me emer te nderruar te kompanise se vet mund te bashkepunoje edhe me Elen Musk dhe te leshoje ne hapesire edhe satelitin “Albania #3”…

Tashme behet e besueshme edhe teoria e bretkoses ne uje te valuar… Shume shqiptareve ndoshta ju duket mire keshtu sic jane katandisur, te pakten atyre qe nuk ikin dot nga vendi…

Latest articles

Related articles