Edhe pse protestat pushtuan vendin, Senati i Francës miratoi reformën e diskutueshme në sistemin e pensioneve me 195 vota pro.
Ligjvënësit miratuan planin i cili synon të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 vjeç që është aktualisht në 64 vjeç.
Kjo do të thotë se paketa e qeverisë është shumë afër shndërrimit në ligj.
“Kemi arritur në fund të këtij debati shumë të fortë për të cilin kanë folur të gjithë. Që nga e enjtja e datës 2 mars jemi ulur për dhjetë ditë dhe kemi pasur më shumë se 100 orë debat. Kemi regjistruar një numër rekord të amendamenteve: 8,900 në total” u shpreh kreu i Senatit.
Tanimë vendimi përfundimtar pritet të merret të mërkurën. Votimi erdhi disa orë pasi qindra mijëra njerëz marshuan në protesta në të gjithë vendin për të ushtruar presion ndaj presidentit Macron.