E vërteta e incidentit të Presidentit Begaj

spot_img

Presidenti Begaj ndodhet në Azejrbaxhan prej 48 orëve në forumin e Baku. Në Tiranë është përhapur lajmi për një incident në aeroportin e Mynih, Gjermani.

Një shqiptaro-Gjermane e ndodhur aty pranë, pasi punon në sallën Vip të aeroportit të Mynih ka treguar për median:

“Ishte një ditë normale pune. Teksa po dëgjoja që flitej shqip po e ndiqja me kureshtje, gjuha e origjinës.

Në një moment biseda ishte me shumë zë të lartë, kuptoj që personi që fliste me atë tonalitet zëri i veshur me kostum dhe rrethuar nga persona të tjerë që vetëm dëgjonin, ishte Presidenti Shqiptar. Hera e parë që e shihja pasi e kisha parë vetëm në TV.

Incidenti tregon se diçka e rëndë ka ndodhur. Presidenti Begaj nuk është pritur me makinë zyrtare edhe as eskortë nga ambasadori Artur Kuko, teksa ishte për vizitë zyrtare në Bruksel, në NATO. Begaj i ka kërkuar llogari ambasadorit Kuko dhe ministres Xhaçka për këtë gafë protokolli. Ambasadori Kuko që shquhet për një lloj parazitizmi diplomatik nuk e ka vlerësuar drejt situatën dhe vizitën në NATO.

“Ai ka vazhduar rrugën me një furgon që ndodhej jashtë në parkim, përfundon rrëfimin dëshmitarja.

REDAKSIA ka mundur të marrë të dhëna nga burime pranë Presidencës ku rezulton se nga Konferenca e Nato-s Presidenti Begaj ka udhëtuar drejt Mynih, Gjermani me destinacion final.

Latest articles

Related articles