Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, drejtuar nga Ilirjan Celibashi, po bën shumë rrëmujë teksa përgatitet për zgjedhjet e vendore të 14 majit. Por, me vendimet dhe prokurimet që po zhvillon nuk po kuptojmë, nëse Ilirjan Celibashi po përpiqet të ketë çdo gjë gati më 14 maj.
Dyshimet kanë lindur, pasi disa tenderë janë denoncuar në KPP për shkelje të ligjit të prokurimeve.
Denoncimi më i fundit është për prokurimin me objekt “Prodhim zarfe sigurie dhe procesverbale me letër kimike”. Sipas njoftimit parashikohet që më datë 6 shkurt 2023 të shpenzohen mbi 352 milionë lekë për zarfe të tilla. Por, më datë 26 janar 2023 është dorëzuar një ankesë në KPP.
Ku sipas ankimuesit, vendoset një kriter burokratik, për shkak se kërkohet vërtetim për xhiron gjatë vitit 2022. Ndërkohë, edhe Komisioni vlerëson se ky kriter është në shkelje të ligjit, pasi asnjë kompani nuk mund të tërheq vërtetimin për xhiron vjetore të vitit 2022 nga Drejtoria e Tatimeve për shkak se rezultati nuk ka dalë akoma.
KPP konsideron si të vlershme edhe ankesën për pikën ku KQZ kërkon që ofertuesi të dorëzojë vërtetimin që tregon se ka në dispozicion 40 punonjës. Të cilët duhet të jenë të gatshëm për vitet 2023, 2024 dhe deri për zgjedhjet e vitit 2025. Sipas Komisionit, prodhimet e procesverbaleve për vitin 2025 nuk do të bëhen që tani. Pra jo të gjitha në të njëjtën kohë. Kështu maksimumi i punonjësve që nevojiten është 10.
Ankimuesi shprehet se KQZ ka përshirë një tjetër kriter të paqartë që pengon operatorët të konkurrojnë.
Bëhet fjalë për pikën ku kërkohet makineri shtypi që printon zarfe.
Epo me sa duket dhe vetë Celibashi nuk e ka idenë se çfarë ka kërkuar në këtë tender. Thjesht duket se duhet të fitojë me patjetër një kompani e paracaktuar! Në këto kushte, KPP i kërkon Celibashit që të modifikojë sa më parë dokumentet. Vendimi ka theksuar që të eliminohen kriteret të cilat krijojnë hapësira për interpretime dhe abuzim!
Ndërkohë një pyetje na mbeti në mendje: Pse Celibashi blen qysh tani zarfet për zgjedhjet vitit 2025?!