Alibeaj dhe Qori ankimuan vendimin e KQZ për regjistrimin e PD në zgjedhje, hidhet shorti për relatorët

Është hedhur ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shorti për caktimin e relatorëve që do të shqyrtojnë ankimimet e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt në lidhje me regjistrimin e PD në zgjedhje.

Sali Berisha ankimoi vendimin e KQZ për të njohur Lulzim Bashën si kryetar të PD, ku relator është zgjedhur Ilir Rusmajli.

Ndërkohë për ankimimin e Alibeajt, ndaj KQZ e cila nuk njohu shkresën e Lulzim Bashës për të autorizuar regjistrimin e PD në zgjedhje, relator është caktuar Koli Bele.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme është caktuar edhe relatori i ankimimit të Lëvizjes Bashkë të drejtuar nga Arlind Qori, i cili do të jetë Elvis Çefa.

Latest articles

Related articles