Për një opozitë larg fantazmës Berishiste dhe drejtorëve të tij të korruptuar

Berishës i ka mbetur ora ne 2013, salikrateve ne 2001. Demokratet duhet te ecin me kohen
Sot ne Kavaje, Sali Berisha, mes nje turme kokebardhesh, pleqve dhe te rinjve me mendesi plaku, i shpetoi slogani i harruar i para 15 viteve: “Shqiperia ne moshen e internetit”.

Ky lapsus frojdian tregon per mendesine prapanike te Berishes dhe shpures se tij barbare. Ai i trajton demokratet me fushatat e para 15-20 viteve, i terheq ata me nostalgjine e fitoreve, i mbush me endrra false se regjimi i Rames i ka ditet e numeruara.

Pas protestave pa grinte dhe vendimit te Gjykates me 3 mars, gjithnje e me pak demokrate po i shkojne nga pas kryqezates se deshtuar se doktorit qe ka harruar te mjekoje veten.

Pas tre marsit, lidershipi i Partise Demokratike dhe demokratet e kthjellet e të çliruar  nga propaganda leniniste e doktor non grates, duhet te bejne çmos te ndertojne me maturi alternativen politike per shqiptaret. Ka ardhur koha per nje opozite larg fantazmes Berishiste dhe drejtoreve te tij te korruptuar.

Latest articles

Related articles