Nga Dorina Musai
Rudin e kam njohur te protesta e teatrit, diteve dhe neteve ne sheshin e teatrit, dimrin e gjate aty, dhe ritakohemi here pas here neper qytet. Heren e fundit qe u takuam, ne nje mision te pazakonte, ishte ruajtja naten e Baneses se Toptanasve nga zjarri. Zjarri ra ne 11 te nates dhe Rudi ishte ai i cili u fut ne banese mes flakeve dhe e shuajti zjarrin pa e menduar dy here. Nuk e dime nese banesa do ishte sot ne kembe nese nuk do kishte qene per Rudin. Ndejti aty ne trotuar roje gjate nates, me te tjere. Ishim pak, shume pak. Banesa ishte prone private pak kujt nuk i interesonte ne digjej apo jo. Por Rudit i interesonte sepse ishte rritur me ate banese, jo sepse ishte e tija, por sepse i perkiste zhvillimit dhe historise se qytetit te tij. Beme nje turn te trete, aty ne trotuar. Na u kujtuan netet jashte aty ne sheshin e teatrit “u rikthyem ne piken zero- tha-Nuk i mbrojme dot te gjitha me trup, nuk behet keshtu. nuk ka kuptim kjo qe po bejme”
Kishte te drejte. Sikunder kishte te drejte kur tha se teatri e humbi betejen sepse iu cenua prona. Sepse nuk qeme te zotet ta mbronim pronen, vleren e saj. Pasurine. Trashegimine. Ishim pak sepse teatri perceptoj i askujt, si mall pa zot. Ashtu sikunder Tirana e gjitha po trajtohet prej 8 vitesh si qytet pa njerez, pa perkatesi dhe pa identitet.
7 Maji i 2019, e gjeti mbi shkalle, mbeshtetur ne fasaden e teatrit duke ngjitur shkronjat e tij, ato qe banda ne pushtet i kishte vjedhur naten. Rivendosja e dinjitetit te teatrit, qytetit, qytetarit me 14 germa shqipe, nga nje shkrimtar i brezit tone, qytetari te thjeshte, artisti dhe banori te qytetit.
Rudi ka qene aty sa here qyteti ka patur nevoje per qytetaret e tij. Eshte qytetari model.
Tirana eshte me fat nese Rudi pranon ta perfaqesoje duke marre angazhimin per ta drejtuar adminstraten e saj ne kater vitet qe vijne.